Dyshime se krimi ndërthuret me korrupsionin, Llalla largon Becin

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka hedhur dyshime të forta se në disa ngjarje të rënda specifike të ndodhura në fillim të këtij viti, janë të përfshirë edhe zyrtarë të administratës shtetërore.Deklarata e fortë e akuzës është bërë në një mbledhje analizë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është përcjellë në një njoftim zyrtar të zyrës së kryeprokurorit ku gjithsesi nuk specifikohet nëse kjo akuzë është e lidhur me rastin e Tom Doshit që pretendon se është bërë shënjestër e një atentati të porositur politikisht.Adriatik Llalla : “ Në disa ngjarje specifike të ndodhura prej fillimit të vitit 2015, ka dyshime se mund të jenë të përshirë persona që janë pjesë e administratës shtetërore. Në bashkëpunim me institucionet ligj-zbatuese dhe me mbështetjen konkrete të partnerëve ndërkombëtarë po angazhohet maksimalisht për të evidentuar, hetuar dhe dërguar para drejtësisë çdo shtetas përfshirë dhe zyrtarë të nivelit të lartë”.Në mënyrë paksa të papritur, duke vlerësuar rolin e drejtuesit të deri tanishëm të prokurorisë për krimet e rënda, Eugent Beci, prokurori i përgjithshëm deklaroi se ka komanduar në këtë pozicion Adnan Xholin, i cili është aktualisht drejtori i hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.Kreu i deri tanishëm i Krimeve të Rënda, Eugent Beci, komandohet të drejtojë Prokurorinë e rrethit gjyqësor Elbasan, një nga rrethet me ngarkesë të theksuar hetimore. Në këtë pozicion ai zëvendëson Gent Osmanin, i cili do të drejtojë njësinë TaskForce kundër korrupsionit dhe hetimit pasuror në Prokurorinë për Krime të Rënda.Ndërkohë që burimet zyrtare bënë të ditur se të premten rreth orës 10, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, është thirrur për të dhënë dëshminë e tij vetë akuzuesi Tom Doshi, i cili do të merret në pyetje nga grupi special i hetimit që ka marrë dosjen në dorë që prej dy ditëve