Një ditë pas akuzave të Doshit, Lu e Vlahutin takojnë Bashën
Zhvillimet politike, pas deklaratave të deputetit Tom Doshi kanë vënë në lëvizje dhe përfaqësuesit ndërkombëtar në vendin tonë.Pas deklaratave respektive të një dite më parë, ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ambasadorja e BE Ramona Vlahutin janë takuar kokë më kokë me kreun e PD-së Lulzim Basha në zyrën e Bashkimit Europian.Për takimin që nisi në orën 14:00 dhe zgjati disa minuta nuk është prononcuar asnjë nga palët.Sot kreu i PD Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar apeloi Kreun e Kuvendit të dorëhiqet nga detyra e tij dhe Prokurorisë të nisë hetimet për deklaratat dhe akuzat e deputetit tashmë të përjashtuar nga radhët e PS.Ambasada e SHBA më herët kishte bërë një deklaratë të ashpër duke përmendur dhe faktin se deputeti Doshi pretendohej të ishte i përfshirë në veprimtari kriminale duke përshëndetur përjashtimin e tij.Në deklaratë u bëhej apel partive poltike të largojnë nga radhët e tyre të gjithë personat e përfshira në veprimtari kriminale duke kujtuar marrëveshjen për dekriminalizimin.