Shkodër, nuk përfitojnë KEMP-in, hiqen disa familje nga skema e ndihmës
Disa banore të Komunes se Bushatit, te cilet prej vitesh kane marre ndihmen e paaftesise ekonomike apo KEMP-in, prej muajsh u është ndërprerë. Rasti më flagrant është ai i një gruaje të paralizuar që perfitonte KEMP-in qe prej vitit 1991, ndërsa tani është përballur me faktin se nuk mund të jetë më përfituese, pasi ajo ka vite pune ne kooperativë. Shërbimi Social shpjegon se pas kontrolleve janë vërejtur pasaktësi, më shumë çështje procedurash dhe dokumentacioni, që duhet përmbushur nga përfituesit.Shkodër- Edhe pse përfitues prej vitesh te kempit apo ndihmës së paaftësisë, banorë të Komunës së Bushatit, prej muajsh nuk e marrin më këtë pagesë.Rasti i familjes Groshiti, u be publik pak kohë me parë, por pavarësisht apelit, sërish familja me tre fëmijë të sëmurë nuk po e përfiton.Andreline Groshiti: “Fëmijët i kam të sëmurë, asnjë ndihmë prej askujt, edhe burrin e kam të sëmurë. Dosjen e kam në Tiranë, 4 herë ka qenë burri atje dhe nuk i kanë dhënë kurrgjë.”Per mungese dokumentacioni, femijes 10 vjeçar të familjes Jaku i është ndërprerë ndihma.Sokol Jaku: “Jam lajmëruar që nga shërbimi social, kjo paaftësi do të hiqet. Këto janë fakte që unë kam, unë dua të drejtën e time dhe të fëmijës tim.”Kjo grua e paralizuar që përfitonte KEMP-in që prej vitit 1991, tashmë është përballur me faktin se nuk mund të jetë më përfituese, pasi ka vite pune në kooperativë.Lizë Dodaj: “Në kohë e monizmit kam bërë 12 vjet shkollë kam kërkuar punë për të ngrënë bukë për të jetuar si gjithëkush, se nuk më është ofruar asnjë ndihmë nga shteti. Jam me dy këmbë dhe me duar sakatë. Të më gjejnë punën unë që nesër punoj, se ky kempi që me japin, 90 mijë lekë mua nuk më dalin as për ilaçe, më bëjnë 120 mijë lekë ilaçet.”Shërbimi Social Shtetëror shpjegon se ndërprerja ka ardhur pas verifikimeve që në 22 vite nuk ishin bërë. Drejtoresha, Valbona Tula, jep shpjegime për të tre rastet. Ajo thote se pas kontrolleve janë vërejtur pasaktësi, më shumë çështje procedurash dhe dokumentacioni, që duhet përmbushur nga përfituesit.Prefekti i Shkodrës u ka tërhequr veshin Kryekomunarëve, duke u kërkuar që ndonëse është fundi i mandatit, puna duhet të jetë efiçente dhe askush nuk do tolerohet.