Korea e Veriut lëshon dy raketa në det, Seuli: Provokim

Koreja e Veriut ka hedhur dy raketa me rreze të shkurtër në bregun e saj lindor, vetëm pak orë para se të niste stërvitja e përvitshme ushtarake midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes jugkoreane, Kim Min-seok, deklaroi se veprimi i Koresë Veriore konsiderohet si provokim.Penjani ka thënë më herët se stërvitjet ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-së janë përgatitje për luftë.Një zëdhënës i ushtrisë koreanoveriore deklaroi se Uashingtoni dhe Seuli "duhet të trajtohen vetëm me sulme të pamëshirshme".Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë sanksione që i ndalojnë Koresë Veriore përdorimin e raketave balistike.