Netanjahu kundër marrëveshjes së Iranit me fuqitë botërore

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka mbërritur në Uashington, ku do të prezantojë argumentet e qeverisë së tij kundër marrëveshjes së SHBA-së me Iranin.Netanjahu, i ftuar nga ligjvënësit republikanë, do të mbajë një fjalim në të dyja dhomat e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, më 3 mars.Fjalimi i planifikuar ka zemëruar Shtëpinë e Bardhë, e cila tha se nuk është pyetur për këtë vizitë të Netanjahut.Izraeli kundërshton marrëveshjen që po negociohet mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, përfshirë SHBA-në.Netanyahu thotë se marrëveshja nuk do të ndalonte Teheranin nga krijimi i armës bërthamore.