Estoni, Taavi Roivas fiton zgjedhjet parlamentare me 27,7% të votave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2015, 09:31
Kryeministri i Estonisë, Taavi Roivas, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare.Partia e tij reformatore ka fituar 27.7 për qind të votave, kundrejt sfidantes kryesore, partisë Qendra, me 24.8 për qind.Kjo e fundit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me partinë e presidentit rus, Vladimir Putin, në vitin 2004.Edhe pse Estonia është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, liderët perëndimorë janë të shqetësuar se Moska mund të shtrijë ndikimin e saj në këtë shtet, i cili ka qenë ish-republikë sovjetike dhe ka një të katërtën e popullsisë ruse.