Këshilltari Alastair Campbell, një kapitull me 14 faqe për Edi Ramën

Një kapitull me 14 faqe për Edi Ramën në librin e këshilltarit të tij të PR, Alastair Campbell "Fituesit, si arrijnë ata suksesin"."Loja në grup e Edi Ramës", mban emrin kapitulli për kreun e socialistëve. Edhe pse vetë Rama ka pranuar se nuk ka qenë një talent i jashtëzakonshëm në basketboll, ai rrëfen se prej sportit ka mësuar shumë, dhe tani çka ka mësuar, përpiqet ta zbatojë edhe në politikë. Radhët për Ramën nisin me përshkrimin e tij , si liderin ndoshta më të gjate në botë, 1 metër e 98 centimetra, kryeiministri i vetëm që ka përfaqësuar vendin edhe në sport. Dy faktet janë të lidhura , shkruan Campbell sepse në basketboll, njerëzit e shkurtër nuk kanë sukses. Lexuesit me pas i prezantohet Shqipërisë, si një vendi me diktaturë komuniste kur Rama luante për skuadrën kombëtare të basketbollit, ndërsa tashmë është një vend me demokraci me të drejta të plota, ku koalicioni i partisë socialiste, i drejtuar prej Rames, fitoi me një lum votash në zgjedhjet e vitit 2013."Nga basketbolli kam mësuar se përgatitja është e rëndësishme për të fituar dhe se ajo varet nga shpirti që i jep duke ndërtuar strategjinë tënde dhe nga kjo varet dhe rezultati. Në sport duhet të kesh një strategji ku secili të dije pozicionin e tij dhe frymën e skuadrës. Nëse kjo nuk ndodh, ndeshjet humben. Edhe në politikë është e njëjta gjë ", ka rrëfyer Rama në libër.Dhe dëshira për një ekip të mirë, sipas Campell coi edhe në bashkimin e PS me LSI."Dëshira për ndërtimin e një skuadre ishte e dukshme, kur vjen puna te diskutimet parazgjedhore mes partive. Sërish, pavarësisht rrezikut politik që kishte futja në ekip e atyre që perceptoheshin si armiq, ai bëri koalicion me një ish-kryeministër socialist, Ilir Metën. Shpesh të duhet të punosh me njerëz që ndoshta nuk të pëlqen t'i kesh në shtëpinë tënde. Por pjesë e lidershipit është që të lësh mënjanë ccdo inat personal dhe të përgatitesh për të mirën e suksesit, edhe kur bëhet fjalë për njerëz që do të doje t'i shihje kurrë", i kishte rrëfyer më herët Rama, Campell. Campell hedh dritë edhe mbi vendimarrjen e disa elementëve thelbësore të fushatës së Ramës. Ndryshe nga sa kishte deklaruar shefi I qeversë, se ngjyra vjollcë I zgjodh për fushatë si kombinim I rozës së PS dhe blusë së PD, Campell t thotë se ishte ai që propozoi vjollcën për shkak se është ngjyra e skuadrës së tij të preferuar, Burnley."Edi Rama nuk kundërshtoi, duke qenë se të dyve na pëlqen sporti", shkruan Campbell. Rama e admiron Tony Blair, i cili është edhe këshilltar I kryeministrit. "Ai është një admirues i madh i Tonit, i cili shihet si hero në Shqipëri, për shkak të rolit si lider në Kosovë", shkruan Campbell. Duket se njëtjetrër nga vështirësitë e mëdha të Ramës dejt fitores, ishte thyerja e figurës së tij, si një njeri arrogant ".Rama, duke pari kritikat e njerëzve që se pelqenin, u përpoq të ndryshonte pak stilin arrogant, dhe të bindte njerëzit të cilet ishin mosbesues ndaj tij dhe këtë ia arriti, sipas Campbell. Tani që është kryeminsitër, ai pranon se karriera poltike ka qenë më e mirë se ajo në basketoll. ""Jam kënaqur duke luajtur në nivel të mirë sportiv, por më shumë se aq, ka qenë diccka e mirë për atëqë unë bëj tani."