Tiranë, rrëmbehet vajza gjermane, gjendet pas 1 ore, kapet autori
Tiranë-Një vajzë me nënshtetësi gjermane u rrëmbye mbrëmjen e së dielës, 1 mars 2015, nga një person, i identifikuar nga policia si Hamdi Berisha.Vajza Katerina Erektel, 27 vjeç u gjet rreth 1 orë pas rrëmbimit, ndërsa u vu në pranga edhe autori dhe i dyshuari si bashkëpunëtor i tij, Shkëlqim Berisha.Gazetari i Ora News Andi Qosja na raporton se ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në zonën e Unazës së Re, kur Hamdi Berisha nga Kosova rrëmbeu vajzën në një lokal dhe me forcë e futi në mjetin me tip Hondai me targa TR 1613 U.Sipas informacioneve që kanë dhënë banorët e zonës dy personat janë futur në makinën e saj me dhunë dhe më pas janë larguar bashkë me të.Disa minuta më vonë policia gjeti të braktisur makinën në afërsi të Urës së Limuthit.Ndërsa vajza dhe autori u gjetën në Vorë.I arrestuari ka deklaruar se kishte njohje të mëparshme me 27 vjecaren.[caption id="attachment_472490" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Makina qe u rrëmbye 27-vjeçarja[/caption][caption id="attachment_472489" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Makina qe u rrëmbye 27-vjeçarja[/caption]