Grupi PS e përjashton. Tom Doshi: Meta tutor i Rames, Pagoi dhe urdhëroi vrasjen time. Njeriu takoi Tahirin
Deputeti Tom Doshi përjashtohet nga grupi parlamentar i PS-së. Menjëherë pas këtij vendimi deputeti Doshi lëshon akuza të forta në drejtim të kreut të LSI -së Ilir Meta duke e akuzuar se ka urdhëruar dhe paguar për ta vrarë. Jo vetëm kaq personi në fjalë është takuar me ministrin Tahiri. Për të gjitha këto Doshi informoi senatin amerikan.2 MARSI "I TRAZUAR"ORA NEWS JU SJELL ME VIDEO E ME FJALE TE GJITHA DEKLARATAT DHE ZHVILLIMET ORE PAS ORE. JA CFARE NDODHITirane- Sot (2 mars 2015) ka qenë hera e fundit që Tom Doshi ka shkelur në selinë e PS-së, si deputet i saj. Në shtëpine deri sot të tij socialiste, Tom Doshi ka qëndruar vetëm pak minuta dhe prej andej ka dalë pa siglën e partisë në mandatin e deputetit, por me akuza të rënda ndaj kryetarit të Parlamentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe Saimir Tahirit.Tom Doshi: "Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar të më vrasin mua dhe Mhill Fufin. Ka 5 muaj që ia kam bërë të qartë edhe vetë Ilirit, kryeprokurorit, Edi Ramës, kryeprokurorit të Krimeve të Rënda. Kam informuar senatin amerikan për këtë punë. Ia bëra të qarta Edi Ramës edhe për 21 janarin dhe për të gjitha gjërat.Burimet nga mbledhja e grupit parlamentar bëjnë me dije se debati ka qenë i fortë dhe se deputeti Ben Blushi ka qenë një prej tyre që nuk i ka kursyer replikat me Kryeministrin.Por para gazetarëve deputeti i qarkut të Elbasanit e përmblodhi deklaratën e tij në kufijtë e ironisë. Deputetë dhe Ministra të tjerë të pranishëm në mbledhje nuk bënë komente.As Ministri i Brendshëm, ndaj të cilit Doshi lëshoi akuza, nuk bëri prononcim, por pas mbledhjes së grupit ai shkoi në Kryeministri ku qëndroi për disa minuta.Më pas zhvillimet kanë qenë të vrullshme. SHBA dhe BE del me një deklaratë publike se " mirëpresin përjashtimin e Doshit: Pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale". Si reagim Tom Doshi deklaron se nuk ishte përfshirë në asnjë akt kriminal ndërsa kishte prova për eleminimin e tij. Përmes një dalje publike nga PD, kryetari Lulzim Basha kërkon dorëheqjen e Ilir Metës. Kjo deklaratë pasohet me një deklaratë nga kryesia e Kuvendit, e Spartak Brahos i cili deklaron se pas atentatit të Tom Doshit fshihet Sali Berisha dhe se kunati i tij z. Agim Rama, kishin ofruar shuma të konsiderueshme deri në 500 mijë euro për eliminimin fizik të tyre.Zhvillimet e 2 marsit ore pas ore VIDEO: Deklarata e plote e Tom Doshit sapo doli nga selia e PSOra 12:00 Tahiri takon Ruçin e deputetë PS ne kryesine e KuvenditPak para se të nisë mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e planifikuar për në orën 13:00, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi dhe nënkryetari Taulant Balla janë parë bashkë në Kryesinë e Kuvendit.Gazetarja e e Ora News, Klementina Cenkollari informon se takimi ka zgjatur rreth 20 minuta. Gjithashtu ministri Tahiri ka pasur takime intensive edhe me deputetë të tjerë socialistë.Dy ditë më parë, Tahiri ka patur një takim edhe me deputetin Tom Doshi, por nuk ka asnjë detaj për temat e diskutuar. Më 26 shkurt 2015 Tom Doshi deklaroi se i shpallte luftë Edi Ramës. Po atë ditë Tom Doshi drekon me Kokëdhimën. Gjithashtu më 28 shkurt 2015 Tom Doshi takohet me ministrin TahiriOra 12:55 Rama ne seline PS. A ndihet i shantazhuar? Rama buzëqeshKkryeministri Edi Rama është parë të hyjë në selinë e partisë Socialiste duke refuzuar të komentojë lidhur me mbledhjen ndërsa pyetjes nëse ndihet i shantazhuar nga deklaratat e Tom Doshit, Rama ka buzëqeshur.[caption id="attachment_472834" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Kryeministri Rama duke u futur në selinë e PS[/caption]Ora 12: 55 Para mbledhjes se grupit PS, Kokëdhima: S'behet fjale per prerje kokashPara se të hyjë në mbledhje " Deputeti Koço Kokëdhima deklaroi se nuk bëhet fjalë për prerje kokash" informon gazetarja Klementina Cenkollari duke raportuar nga selia PS.[caption id="attachment_472759" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Deputeti Kokedhima duke hyre ne seline PS, 2 mars 2015[/caption][caption id="attachment_472713" align="alignnone" width="640"]
Gazetarja Klementina Cenkollari duke raportuar nga selia PS. Prapa shuem gazetare duke pritur se cfare do ndodhe ne mbledhjen e grupit PS, 2 mars 2015[/caption] Ora 13:00 Deputeti socialist Subashi u deklaron mediave: Keni 3 ditë që shihni filxhan", informon gazetarja Cenkollari nga selia PS.Ora 13: 20 Tom Doshi mberrin ne seline PS: "S' jam i shqetësuar për vendimin e grupit"Deputeti i Shkodrës Tom Doshi mbërrin në selinë e PS-së për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar e cila sot drejtohet nga vetë kryeministri Rama. "Nuk jam i shqetësuar për vendimin e grupit" u ka thënë ai gazetarëve të mbledhur para selisë së PS-së, informon Klementina Cenkollari. Tom Doshi mbërriti disa minuta më vonë nga ora 13:00 kur ishte planifikuar të niste mbledhja me dyer të mbyllura.[caption id="attachment_472742" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Tom Doshi duke u futur ne seline e PS, 2 mars 2015[/caption]Ora 13: 49 Tom Doshi lë selinë PS pas përjashtimit nga grupi PS: Rama ka tutor Ilir MetënDeklarata e plote e Tom Doshit menjehere sapo doli nga selia PSTom Doshi: "Nuk prita votimin, por dihet se kur vendos kryetari ato të tjerët nuk kanë faj. Ia bëra të qartë se kush është pas tij dhe për çfarë e bën ai këtë punë. Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar të më vrasin mua dhe Mhill Fufin. Ka 5 muaj që ia kam bërë të qartë edhe vetë Ilirit, kryeprokurorit, Edi Ramës, kryeprokurorit të Krimeve të Rënda.Kam informuar senatin amerikan për këtë punë. Ia bëra të qarta Edi Ramës edhe për 21 janarin dhe për të gjitha gjërat.Gazetari: Cfarë provash keni?Tom Doshi: Prova është, se personi që ka marrë përsipër të kryejë këtë akt është takuar edhe me ministrin Tahiri.Gazetari: Dispononi ndonjë video?Tom Doshi: Patjetër të gjitha i disponojmëGazetari: Cila do të jetë e ardhmja juajTom Doshi: Nuk dal prej politikës. Ia bëra të qartë edhe Edi Ramës. Nuk shkoj tek asnjë parti tjetër. Po qe nevoja jam në gjëndje të krijoj një parti të re dhe do të dal me 60 kandidatë në të gjithë Shqipërinë.[caption id="attachment_472762" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Tom Doshi, pas vendimit për përjashtimin nga PS, 2 mars 2015[/caption][caption id="attachment_472786" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Rama pasi doli nga Grupi PS, pas vendimit per perjashtimin e Tom Doshit, 2 mars 2015[/caption]Ora 14: 12 Burime nga mbledhja e Grupit të PS-së: Rama: S'mund te kete me bashkejetese me Tomen “Deputeti i Shkodrës nuk priti votimin por u largua. Ndërkohë që kryeministri Rama ka thënë se nuk mund të ketë më bashkëjetesë mes Tom Doshit me PS-në" informon gazetarja Cenkollari.Ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka qene një nga të akuzuarit nga Doshi nuk ka pranuar të flasë.Ora 14: 40 Deputeti Koço Kokëdhima komenton për Ora News: Tom Doshi nuk la hapësirë diskutimiOra 14: 31 Blushi pasi doli nga mbledhja: Përfundoi miqësia e 2 shokëve të ngushtë Ora 14: 50 Rama publikon fjalimin ne fb:Tom Doshi cënoi rëndë dinjitetin e këtij grupi e të kësaj qeverieOra 15:00 Gazetarja Klementina Cenkollari saktëson nga selia PS se nuk ka pasur asnjë votim për përjashimin e deputetit shkodran. Dy deputetët e vetëm që kundërshtuan përjashtimin e Tom Doshit ishin Fatmir Xhafaj dhe Ben Blushi.Ora 15: 52: Tahiri takon Ramen pas deklaratave te Tom Doshit: Meta urdheroi vrasjen time Ora 16:08 Reagon Prokuroria e Pergjithshme: Nuk komentojme deklaratat e Tom DoshitOra 16: 45 Tom Doshi reagon ndaj kryeministrit Rama: I porosituri për atentatin tim takoi Tahirin Ora 17: 14 Reagon SHBA e BE: Mirëpresim përjashtimin e Tom Doshit, Pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale Ora 18: 15 Reagon Berisha: Akuzat Doshit më të rëndat në këto 25 vjet Ora 18: 40 Pas Doshit, shkarkohet dhe kreu i PS-së Shkodër, Andi HalluniOra 19:10 Tom Doshi reagon ndaj deklaratave te SHBA-se e BE-se: S’jam përfshirë në asnjë akt kriminal, kam prova për eleminiminOra 19: 50 Lulzim Basha del ne deklarate nga selia PD: Meta te jape doreheqjen. Prokuroria te hetoje akuzat Ora 20: 28 Braho del ne deklarate nga kryesia e Kuvendit: Pas atentatit te Doshit, Berisha. kunati i tij ofroi 500 mije euro per ta vrare Sondazhi i Ora News para se te merrej vendimi nga grupi PS per perjashtimin e Tom Doshit [poll id="54"]LEXO ME SHUMEGrupi PS e përjashton. Tom Doshi: Meta tutor i Rames, Pagoi dhe urdhëroi vrasjen time. Njeriu takoi Tahirin“Rama do prova” Tom Doshi: I porosituri për atentatin tim i tregoi Tahirit porositësin“Ilir Meta urdheroi vrasjen time”, Meta para medias pas akuzave të Tom DoshinSHBA-BE mirëpresin përjashtimin e Doshit: Pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminalePas Doshit, shkarkohet dhe kreu i PS-së Shkodër, Andi HalluniDoshi-SHBA: S’jam përfshirë në asnjë akt kriminal, kam prova për eleminiminBasha: Meta të japë dorëheqjen, Prokuroria të hetojë akuzat e DoshitBraho: Pas atentatit të Doshit Berisha, kunati ofroi 500 mijë euroPas akuzave të Doshit, Rama takon në kryeministri Llallën dhe Tahirin