Artan Gaçi: Tom Doshi të tërhiqet nga shantazhi ndaj qeverisë
PS ndoshta është duke shkuar drejt përjashtimit të deputetit Tom Doshi. Në Ora News deputeti Artan Gaçi tha se deputeti Doshi duhet të tërhiqet nga shantazhi ndaj qeverisë pasi qeveria nuk mund të shantazhohet. Në PS ka thënë ai ka qëndrime radikale se si duhet reaguar për këtë gjë, porgjithësesi shumica i ka votatat e mjaftueshme. Mbetet për tu parë vendimi që do marë grupi i PS në mesditën e së hënës.Artan Gaçi: Fillimisht deklaratat e kolegut Doshi ishin në kritikë ndaj disa ministrave, gjë që është mëse normale dhe mëse e pranueshme të bëhet brenda grupit. Ne në shumë raste kemi debatuar dhe kemi rahur mendime sesi mund të ishin raportet ndërmjet deputetëve ose qytetarëve që ne përfaqësojmë me qeverinë dhe pjesa tjetër pastaj ishte…kaloi në shantazh, është totalisht i papranueshëm, jo vetëm për kryetarin e PS, por edhe si formë komunikimi, aq më tepër kur je përfaqësuesi i qytetarëve dhe kjo pjesë e ka komplikuar situatën. Tom Doshi duhet të diferencohet qartë nga pjesa e shantazhit, të cilën bëri. Ka disa opinione sesi duhet të qaset PS ndaj kësaj sjellje. Një grup i madh janë për një qasje edhe radikale, unë mendoj që kjo është rruga më e lehtë. Debatet të vazhdojnë në PS, Tom Doshi duhet të diferencohet qartë nga pjesa e shantazhit që bëri, dhe vetëm pas asaj mund të merret parasysh opzioni i bashkëjetesës në të mirë të qytetarëve. Është e kollajtë të merren masa, ne i kemi numrin, argumetat për të mbajtur një qëndrim radikal. Por nuk e di a do ishte kjo mënyra e duhur dhe a do na nxirrte ne më të fortë. Ngelet për tu diskutuar nesër në grup. Shantazhi është vetëm mjet presioni dhe nuk tremb askënd dhe nuk ka asgjë me të cilën mund të shtazhohet kryeministri i Shqipërisë.