Korçë, rrugët me baltë edhe në mes të qytetit

Kjo pamje duket se i përket një lagjeje të harruar, të largët, pa infrastrukturë dhe pa ndriçim gjatë orëve të nates.Paradoksalisht kjo është pamja e qëndrës së Korçës dhe jo e periferisë së saj.Rruget "Ndre Mjeda" dhe "Misto Mame" tashmë gjenden mes një blloku të madh pallatesh dhe në pamje nuk reflektojne aspak me emrat e mëdhenj që mbajnë.Banorët por edhe pronarët e bizneseve shprehen të indinjuar mbi situatën alarmante që është krijuar pasi po shkojnë drejt falimentimit, duke qenë se askush nuk dëshiron të afrohet.Banor : “Kemi dy muaj e ca që janë prishur rrugët. Balta deri në gju”.Banor tjetër : “Situata flet vetë. Jemi të rregullt me taksat”.Gati 1 vit më pare, Bashkia e Korçës nisi punën për rehabilitimin e kanalizimeve në këtë zonë por përfundimi dhe shtrimi i rrugëve mbeten ende  shumë larg.