Karta e shëndetit, shkodranët në radhë ta tërheqin

Fillimi i 2015-es shënoi futjen në fuqi të kartave të shëndetit, duke zëvëndësuar kështu librezat e vjetra.Por ky proçes në Shkoder po shoqërohet me fluks të jashtëzakonshëm qytetarësh që presin me orë e ditë të tëra në radhë përpara sportelit, për tu pajisur me këtë kartë.Drejtori i Fondit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor Arvit Osja, sqaron se situata është menaxhuar me anë të shtimit të personelit, pavarësisht se hapja e sporteleve të reja ka qënë e pamundur për disa arsye specifike.Aktualisht janë lëshuar afro 1 mijë karta të reja shendetesore, ndërkaq sa i përket librezave po shkojnë drejt eleminimit të plotë. Gjate procesit të konvertimit janë hasur disa probleme me regjistrin elektronik për shkak të pasaktësive që ekzistojnë në database./Oranews.tv/