Elbasan, shqetësimi për rrezikun që kanoset nga mbetjet spitalore
Kryetari i Klubit Ekologjik në Elbasan, Ahmet Mehmeti, jep alarmin për rrezikun që kanoset nga mbetjet spitalore, ndërsa kërkon ndërhyrjen e shtetit për parandalimin e ndotjes.Ahmet Mehmeti : “Përsa i takon sektorit privat, të gjithë këto njësitë që janë prodhuese të mbetjeve spitalore janë jashtë të gjitha rregullave. Sepse sot ato hidhen vend e pa vend, në koshat e plehrave publike, në ujërat e zeza, pra ndotin ujërat dhe nëpërmjet ujërave ndotet toka dhe mjedisi. Sektori privat duhet të vihet mbi baza sa më të rregullta shëndetësore”.Kryeinspektori i inspektoriatit shtetëror të mjedisit për qarkun e Elbasanit, Gëzim Salla, thekson se operatorëve privatë i është kërkuar të lidhin kontrata me firmat private që merren me mbetjet spitalore. Në rast se kjo nuk ndodh atëherë do të sanksionohen nga gjobat e deri në heqjen e licencës.Gëzim Salla: “Puna e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit është përqëndruar në ambulance dhe njësi private si laboratorët. Inspektoriati Shtetëror është në vazhdim e sipër për t’u përfshirë nga laboratorët private që ato të bëjnë kontratë me dy firmat që janë nga Tirana”.Mbetjet spitalore mbeten një shqetësim i madh sa i përket rrezikshmërisë që paraqesin, pasi ekspozimi i tyre mund të shkaktojë përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe infeksioneve.