Vlorë, nis dezinfektimi i shtëpive jashtë dhe brenda në zonat e përmbytura

Në Novoselë të Vlorës, ka nisur dizinfektimi në ambjentet e brendshme dhe të jashtme të banesave nga Drejtoria e Shendetit Publik.Sipas kreut të Drejtorise Rajonale te Shendetit Publik në Vlorë, Kastriot Caka, vershimi i lumit Vjosë ka sjelle probleme me perzierjen e ujrave te bardha me ato të zeza, prandaj po bëhet monitorim i  vazhdueshëm i ujit që nga pika e burimit e deri ne piken fundore te tij.Në komunën e Novoselës është kryer desinfektimi qëndrave shëndetësore, institucioneve arsimore, dhe i ujesjellesave.