Greva për tarifat, Këshilli Studentor: Do bojkotojmë mësimin, do braktisim provimet

Studentët janë të vendosur të bojkotojnë mësimin dhe të braktisin provimet, derisa qeveria të plotësojë kërkesën e tyre. Ky është qëndrimi i Këshillit Studentor, përfaqësues të të cilit kanë mbështetur kauzën e studentëve të universiteteve të mbyllura, të cilët u transferuan në Universitetet publike por me një tarifë më të lartë."Greva e urisë forma e vetme që i kishte mbetur studentëve për të detyruar qeverinë të plotësojë kërkesat e ligjshme u përdhos sot në oret e para të mëngjesit. Studentët do të bojkotojnë në ditët në vijim mësimin dhe do të braktisin provimet derisa qeveria të plotësojë kërkesat e tyre"Por këto deklarata u mohuan menjëherë nga një tjetër këshill studentor i Universitetit të Mjekësisë. Në një reagim për mediat përmes emailit, këta studentë janë të paautorizuar për të dalë me të tilla deklarata ndaj këto lajme janë të pavërteta, duke bërë që situata pas grevës të bëhet vërtet kaotike dhe pa një qëndrim nëse greva e 32 studentëve do të vazhdojë apo jo.Por ndonëse studentët u vizituan 2 ditë më parë në grevën e tyre nga vetë ministrja e arsimit, vetëm sot kjo e fundit ka dhënë shpjegime për studentët e Institucioneve të Arsimit të Lartë që iu hoq licensa në korrik të 2014-ës, duke i cilësuar ato si "të yshtur politikisht".Edhe pse në reagimin zyrtar nuk përmendet opozita, theksohet se "këta që u vunë në korr për ti qarë hallin, janë të njëjtët që i licencuan kundër ligjit, dhe i lanë të funksionojnë jo vetëm kundër ligjit por kundër çdo lloj arsyeje minimale."Edhe një herë, Ministria thekson se për këta student, transferimi jashtë sistemit të meritës e pa konkurrim si të tjerët është një shans i madh. Gjithsesi, ndonëse iu kujton edhe një herë studentëve grevistë se ata ishin në dijeni të kushteve për tu transferuar në Universitetet publike, përfshirë këtu edhe tarifat, Ministria e drejtuar nga Lindita Nikolla shpreh vendosmërinë se reforma në arsimin e lartë do të vijojë dhe se procesi mësimor në universitetin publik nuk mund të mbahet peng nga askush, as nga partitë politike, e as nga ata që përdoren politikisht.I menjëhershëm ka qënë reagimi i Partisë Demokratike, ku sipas blu, Ministria e Arsimit me këtë reagim konfirmoi se është pjesë e dhunës së ushtruar ndaj studentëve. Sipas Partisë Demokratike, vetë ministrja e cila vjen nga rradhët e universiteteve private, mbajti një qëndrim rracist.