Moskë, rriten masat e sigurisë pranë memorialit të Nemtsov
Grumbulli i luleve vijon të rritet në urën pranë Kremlinit, teksa rusët kanë mbajtur homazhe për politikanin Boris Nemtsov, lider i opozitës vendase, i vrarë me katër plumba mbrëmjen e 27 shkurti të pemten vonë. Zona në të cilën është ngritur memoriali për ish zëvendëskryeministrin është blinduar, teska mijëra njerëz ndezin qiri në urën ku është vendosur portreti i Nemtsov.Vrasja e tij ka rritur shqetësimet tek kundërshtarët e presidentit Vladimir Putin për të ardhmen e Rusisë, kurse për vetë rusët, kjo vrajse ka domethënie të ndryshme."Ata nxisin njerëzit të luftojnë njëri tjetrit, na bëjnë të zihemi me njeri tjeterin, bëjnë një komb të të luftojë me veten, thotë Nikolai. "Unë nuk kam frikë, Moska është qyteti im , është shtëpia ku kam lindur, kam jetuar dhe do të jetoj këtu deri ditët e fundit të jetës sime. Nuk kam frikë nga asgjë. Në qoftë se ata arrijnë të na trembin, çdo gjë do të shkojnë keq, thotë Nadezdha, një tjetër banore."80 përqind e njerëzve në Rusi janë të kënaqur me jetesën që bëjnë, pjesa tjetër le të largohet, thotë Pietri "Nuk jam e frikësuar, sepse unë respektoj ligjet e vendit tim. Në Moskë nuk janë vrarë vetëm politikanë, por edhe njerëz të tjerë. Unë mendoj se kanë frikë ata që duhet të kenë, jo unë", thotë Irina.Hetuesit rus deklarojnë se po ndjekin disa pista hetimi, përfshirë mundësinë që Nemtsov të jetë vrarë nga islamikët e radikaluar apo edhe nga vetë opozita pasi hodhi baltë mbi figurën e presidentit.Vetë Putin e ka përshkruar vrasjen si "provokim", duke i premtuar nënës së viktimës kapjen dhe ndëshkimin e autorëve.