Basha: Rama bëri atë që Ramiz Alia s'guxoi. Reagon Balla: Po shantazhon

Partia Demokratike  akuzoi direkt kryeministrin Rama për dhunën e ushtruar ndaj studentëve. Kryetari opozitës Lulëzim Basha tha se Rama ka minuar themelet e bashkëjetesës demokratike duke ndërmar një veprim që as Ramiz Alia nuk guxoi ta bënte.Lulzim Basha: "Demokracia nuk do të ndalet me urdhër të askujt, aq më pak të Edi Ramës.I kujtoj atij sot, se në historinë 25 vjeçare të vendit nuk ka pasur njeri në këtë vend, sado i sëmurë në papërgjegjshmërinë e tij, që t’ia dilte t’u mbyllte gojën studentëve. Me aktin e djeshëm, ai jo vetëm që ka minuar themelet e bashkëjetesës demokratike por vetë legjitimitetin e tij si kryeministër, me guximin për të bërë me studentët atë që nuk guxoi Ramiz Alia, ka vulosur fatin e tij më keq së të Ramiz Alisë. "Kreu i selisë blu paralajmëroi  se për ngjarjen e ndodhur do të mbajnë përgjegjësi të gjithë duke nisur që nga ministri ndërsa I kërkoi prokurorisë që të nisë sa më parë hetimet.Lulzim Basha: “Unë angazhohem sot para jush, para opinionit publik, në emrin tim, në emër të Partisë  Demokratike, në emër të opozitës, në emër të standardeve demokratike europiane, më emër te ligjit demokratik se do të bëjmë drejtësi;  secili prej dhunuesve me uniformë shtetërore, nga zbatuesit në errësirën e hajnave e cubave, e deri tek urdhëruesit, ministri e shefi i tij do të përgjigjen deri në fund për dhunimin e poshtërimin që u kanë bërë të rinjve. Përsëris kërkesën time drejtuar Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për dhunuesit dhe urdhëruesit e dhunës ndaj studenteve.”Kryeopozitari kërkoi largimin e qeverisë  duke e përcaktuar si të  vetmen   zgjidhje për qytetarët.Lulzim Basha: “Revolta ka pushtuar çdo qytetar, këtë revoltë nuk ka dhunë që ta ndalë. Largimi i kësaj qeverie nga pushteti, është zgjidhja e vetme për vendin dhe qytetarët.”Menjëherë pas deklaratës së Bashës ka reaguar Taulant Balla nënkryetari  i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.“Basha kercenon punonjesit e policise se shtetit nderkohe i thote edhe prokurorise mos te rrije duarkryq. I akuzuari, i padenuar ende per 230 milione euro vjedhje. I akuzuari, i padenuar ende per vrasjen e 4 shqiptareve, kercenon punonjesit e ndershem te policise dhe guxon te shantazhoje edhe prokurorine te ciles i shmangej nga hetimi me raporte mjekesore fallse apo me vizita jashte shtetit, sa here qe thirrej nga prokuroret per tu pyetur”taulant balla