Zbulohet video e vrasjes së Boris Nemtsov

Momentet e fundit kur politikani rus Boris Nemtsov, ecte në urën e Moskës me të dashurën e tij përpara se të qëllohej për vdekje, dhe u kapën nga kamerat po bëjnë xhiron e botës.Ish zv/kryeministri 55-vjeçar u qëllua në Urën "Moskoretski i Madh"të premten në mbrëmje më 27 shkurt në një sulm që mendohet të ketë motive politike.Mediat ruse raportojnë se vrasësi po e pristë në këmbë në urë Boris Nemtsovin. Më pas ai shfaqet pak moment pasi Nemtsov dhe e dashura e tij Anna Duritskaya po ecnin në urën që të çon drejt Katedrales.Sipas rrëfimit të një dëshmitari në një televizion rus, me inicialet Viktor M. ishte vetëm një person ai që i qëlloi me 4 plumba politikanit 55 vjeçar.Deshmitari i vrasjes Dëshmitari tha se në momentin e vrasjes, ai po ecte 80 metra mbrapa Boris Nemtsovit dhe të dashurës së tij.Pas të shtënave, një person u largua nga vendi i krimit për t'i hipur një makine në korsinë e dytë të rrugës, që më pas u zhduk sa hap e mbyll sytë.Disa thonë se ishte një makinë e tipit Lada ngjyrë e bardhë, kurse disa të tjerë thonë se ishte Ford i po së njëjtës ngjyrë.Versioni i dëshmitarit Viktor M., që është po i njëjti person që lajmëroi policinë, duket se konfirmohet nga videoja.Presidenti rus, Vladimir Putin, i premtoi nënës së viktimës që do të bëjë të pamundurën për t'i dhënë fajtorëve dënimin që meritojnë."Nuk shuhen edhe dyshimet se Nemtsov, hebre, mund të jetë vrarë nga islamikët radikalë ose nga vetë ana e tij politike për të hedhur baltë mbi Putinin", shkruan Rai.[caption id="attachment_472271" align="alignnone" width="634"]harta Rruga e pershkuar nga Boris Nemtsov dhe e dashura e tij perpara vrasjes[/caption][caption id="attachment_472270" align="alignnone" width="306"]Anna Duritskaya 23 vjec Anna Duritskaya 23 vjec[/caption][caption id="attachment_472272" align="alignnone" width="634"]22 Boris Nemtsov i vdekur ne Uren e Moskes[/caption]