Kafe "e Jona", Jo vetëm një lokal, por edhe qendër sociale
Kafe Ejona e hapur prej disa muajsh në zonën e ish-bllokut është shndërruar në pikë referimi për personat me aftësi të kufizuar. Përvec kalimit të kohës së lirë, disa të rinj kanë mundur të punësohen në këtë lokal dedikuar tërësisht kësaj kategorie. Ata thonë se klientë të kafenesë janë edhe qytetarë të tjerë që nuk asnjë paragjykim për personat me aftësi të kufizuar. Alma punon prapa banakut. Historia e saj nis 25 vite më parë kur prindërit e saj kuptuan se fëmija e tyre nuk reagonte ndaj zhurmave.Pasi kreu shkollën e fillore e atë tetëvjeçare, në pamundësi për të vazhduar më tej shkollimin, qëndroi për 10 vite në shtëpi.E JONA është parashikuar para më shumë se një viti si qendër sociale dhe bar kafeje në Tiranë për personat me aftësi të kufizuara, ku ata të mund të ndjeheshin si në shtëpi, por Aurora, pjesë e stafit tregon se tashmë në këtë ambient vjen kushdo, duke i lënë pas derës paragjykimet.Aurora Raiba: "Këtu është parajsa si të thuash, sepse nuk shqetësime, probleme apo diskriminime. I sheh që luajnë, qeshin, kanë dëshirë të shkëmbejnë biseda midis tyre, qoftë person që dëgjon apo që nuk dëgjon, para apo tetraplegjik.Vijnë individë të ndryshëm, adoleshentë, persona me aftësi të kufizuar, mosha të mëdha, familjarë, fëmijë. Unë e kam mësuar këtë gjuhë nga im vëlla sepse ai nuk dëgjon. Shenja është ajo që më ka shtyrë që të vija këtu".Kjo strehëz për personat me aftësi të kufizuara synon t'i integrojë ata në shoqëri përmes një mesazhi kuptimplotë "Të mos jetojmë të ndarë, por të gjithë së bashku".