Burgu 313 nën rikonstruksion, institucioni nuk ofronte standarde jetese
Burgu 313 prej afro 1 muaji është bosh. Në qelitë e paraburgimit nuk ka më emra të njohur të krimit, pasi aty nuk mund të jetonin më qoftë edhe si të burgosur.Raportet e institucioneve për të drejtat e njeriut e konsideronin këtë institucion paraburgimi si jashtë çdo norme minimale të burgosjes dhe kjo ka detyruar drejtuesit e burgjeve që të marrin masa për rikonstruksionin e tij.Bledar Skënderi: “ Ndërtesa e burgut është një ndërtesë shumë e vjetër, e ndërtuar para viteve 40’, nuk është nisur për të qenë institucuion burgu ose paraburgimi, me kalimin e viteve është modifikuar për të qenë institucion dënimi. Për herë të parë po bëhet një rikonstruksion total i godinës për të dhënë dhe parametrat optimalë dhomave, hapësirën e dritës dhe ambientet e ajrimit dhe për të pasurçdo dhomë tualetin e vet personal”.Pas ndërhyrjes, shpresohet se burgu 313 të marrë formë njerëzore qoftë edhe minimale dhe të dënuarit do të rizënë vendet e tyre në qeli.Bledar Skënderi: “Momentalisht ne si drejtori kemi problem çështjen e mbipopullimit sepse sot që flasim kemi rreth 1200 persona mbi kapacitetet tona. Për një periudhë të afërt ky problem do të zgjidhet pasi Ministria e Drejtësisë ka lëvruar një fond nga buxheti i shtetit rreth 69 milionë të reja për rikonstruksionin e ambienteve të banimit të JVP Jordan Misja”.Aktualisht të paraburgosurit dhe të dënuarit janë transferuar përkohësisht në disa burgje të vendit, kryesisht në institucionin e ri të paraburgimit në Fier.