Elhaida Dani ne Eurovizion, por jo me "Diell", autori tërheq këngën

Elhaida Dani do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian por jo me këngën fituese të festivalit të Këngës “Diell”.Shkaku: Autori ka vendosur te terheqe kengen.Vetë këngëtarja shqiptare fituese e disa cmimeve bëri të ditur lajmin përmes një postimi në facebook.Elhaida sqaron se është një zgjedhje personale e autorit të këngës “ për arsye personale dhe te pandryshueshme” dhe për këtë do të përfaqësohet me një këngë tjetër."Duke respektuar kete zgjedhje te tijen personale, dhe ne dakordesi me RTSH, e mbi te gjitha duke respektuar rregullat e vendosura nga ESC , me eshte komunikuar qe si fituese e FiK, une duhet te perfaqesoj vendin tim ne Viene me nje kenge te re."Postimi ne facebook Mendoj se eshte e drejte t'ju komunikoj personalisht vendimin e marre dhe me eshte komunikuar se fundmi.Kete vit do te perfaqesoj Shqiperine ne Eurovision me nje kenge tjeter nga ajo me te cilen u shpalla fituese e FiK,,, ne dhjetor te vitit te kaluar.Ky lajm do behet publik dhe zyrtar se shpejti, por deshiroja qe te isha une ajo qe jua komunikoj per here te pare.Autori i kenges Diell, per arsye personale dhe te pandryshueshme, ka vendosur te terheqe kengen nga ai e kompozuar dhe do jete per fat te keq e pamundur te kendohet nga une ne Eurovision Song Contest 2015.Duke respektuar kete zgjedhje te tijen personale, dhe ne dakordesi me RTSH, e mbi te gjitha duke respektuar rregullat e vendosura nga ESC , me eshte komunikuar qe si fituese e FiK, une duhet te perfaqesoj vendin tim ne Viene me nje kenge te re.Urimi dhe deshira ime eshte qe ky vendim i papritur qe me eshte bere i ditur te mos sjelli pakenaqesi dhe polemika;~ Qellimi mbetet ai qe Shqiperia te ndahet me nje rezultat sa me te mire dhe te gjithe do punojme sa me shume per ta arritur. ~ELHAIDA DANI ELHAIDA DANI