Fondet e BE, Rama: Mirënjohës, por mos na i numëroni

Lufta ndaj krimit të organizuar nuk është vetëm e Shqipërisë, nuk është lokale, nevojitet bashkëpunim ndërkufitar, kjo është arsyeja pse BE duhet të investojë më shumë fonde.I pranishëm sot paradite në ceremoninë e përurimit të ambjenteve të reja të Akademisë së Policisë në Sauk, ku ishte e ftuar dhe mbajti fjalën dhe ambasadorja e BE-së, në Tiranë, Romana Vlahutin, kryeministri Edi Rama kishte një mesazh për t'i përcjellë: "Në kuptimin e parave që kanë dhënë,  jo se kanë bërë ndonjë gjë të madhe" , e megjithatë  shqiptarët i janë shumë mirënjohës, por "se si na vjen kur i numërojnë"Madje i kujtoi se "krimi është më  i organizuar se vetë Bashkimi Europian".Edi Rama: “Më lejoni të falenderoj, jo për oportunitet BE-në, jo se kanë bërë ndonjë gjë të madhe, në kuptimin e parave që kanë dhënë, ta themi këtë se jemi shumë mirënjohës që na i japin por se si na vjen kur i numërojnë. Në fakt duhet të na japin shumë më tepër jo sepse jemi më të mirë se të tjerët por sepse ne besojmë se lufta jonë ndaj krimit të organizuar në këtë hapësirë dhe në tërësi lufta me krimin e organizuar në rajonin tonë nuk është vetëm lufta jonë sepse krimi i organizuar nuk është më lokal, dhe siç dëshmojnë të gjithë drejtuesit e policisë se nuk ka më kriminelë sado injorantë që në telefonat e tyre të kenë vetëm prefikse lokale. Janë të lidhur ndërkombëtarisht dhe faktikisht operacionet kundër krimit të organizuar tregojnë se vetëm bashkëpunimi ndërkufitar më shumë sesa ndërrajonal, mund të na japë sukses. Krimi i organizuar sot është i organizuar sesa BE, sepse nuk ka Komision Europian, nuk bën zgjedhje, nuk ka kritere, nuk ka proçese, nuk ka standarte por ka një shpejtësi të jashtëzakonshme. Sofistikohet në mënyrë të jashtëzakonshme, dhe është një problem dhe kërcënim i përbashkët për të gjithë BE-në, aq më tepër i implikuar me formën e vet më barbare që është terrorizmi. Të gjitha këto janë arsye për të besuar se përveç kësaj që po bëhet, më shumë do të bëhet edhe nga BE edhe nga vendet partnere, në drejtim të forcimit të një partneriteti që do të ketë pa as më të voglin dyshim një vlerë të dyfishtë edhe për ne edhe për pjesën tjetër. Prandaj me shumë mirënjohje për këtë financim të BE-së, me shumë dëshirë që këto financime të shkojnë duke u rritur në funksion të kësaj beteje dhe mbi të gjitha me falenderimin për të gjithë të pranishmit, dua që t’ju uroj sukses këtyre studentëve dhe studenteve të kësaj akademie, dhe sa më shumë vullnet për të përballuar sfidën e jashtëzakonshme të të qenit pjesë e një policie shteti të një vendi që synon të bëhet pjesë e BE-së”.Ambasadorja e BE duke qënë se foli para kryeministrit nuk pati mundësi replike, por parashtroi investimet që institucioni që ajo përfaqëson ka në plan të sjellë në Shqipëri.Romana Vlahutin: “Kemi projekte të tjera që priten të konkretizohen në Shqipëri. Ky investim në Akademinë e Policisë është vetëm fillimi i një rruge bashkpunime edhe me partnerët e tjerëri si ICITAP dhe OSBE”Ministri i Brendshëm Tahiri e cilësoi Akademinë e Rendit si një qasje të re të policisë ndaj publikut por paralajmëroi uniformat blu se do ndëshkohen kur abuzojnë me qytetarët.Akademia e Policisë është restauruar me  fondet e Bashkimit Europian dhe për vitin 2015 në radhët e policisë do të shtohen edhe 500 efektivë të rinj.ramaa /Oranews.tv/