Goditi para Komunës Kananin e Novoselës, arrestohet 40-vjeçari

Një person ka rënë në prangat e policisë për dhunim të kreut të Novoselë Kanan Shakaj.Sipas bluve, “i arrestuari Maksi Dosi, 40 vjeç, banues ne fshatin Bishan-Novosele ka goditur me sende te forta ne oborrin e godines se Komunes Novosele, kryekomunarin Shakaj 60 vjeç banues ne fshatin Fitore”.Dyshohet se ngjarja ka ndodhur per shkak te detyres.Materialet lidhur me të ndaluarin iu referuan prokurorisë së Vlorës për hetime të mëtejshme për veprën penale "Goditje per shkak te detyres" .