Ndotja nga ARMO. “Channel One” pengohet për të filmuar brenda rafinerisë

Pas refuzimit në zyrat qëndrore të kompanisë azere që administron me konçension rafinerinë "ARMO", grupi i xhirimit nga "Channel One" udhëtoi drejt Ballshit, për të sjellë dëshmitë e katastrofës mjedisore, që po vë në rrezik jetën e mijëra banorëve, të cilët jetojnë shumë pranë zonës së kontaminuar.Ndalesa e parë ishte uzina e përpunimit të naftës, por edhe këtu kompania "ARMO" nuk na lejon të hyjmë në ambientet e brendshme.Jashtë saj ne u bëmë sërish dëshmitarë të katastrofës mjedisore që po shkakton kompania ARMO.Banorët e zonës, na tregojnë jashtë kamerave, se po jetojnë në kushte shumë të vështira dhe nuk mund të ankohen, pasi kanë frikë se humbasin vendet e punës.Teksa prisnim punëtorët të dilnin nga uzina e përpunimit të naftës, njëri prej tyre, na tregoi, sesi ndër vite dhjetëra kolegë të tij, vdesin pa mbushur akoma moshën e  pensionit.Për të mësuar më shumë mbi sëmundjet që shkakton katastrofa mjedisore e kompanisë Armo, "Channel One" shkoi edhe në ambulancën e Qendrës Shëndetësore, Komuna Qendër.Në zonën përreth uzinës, për shkak të kontaminimit të ujërave nëntokësore, banorët tregojnë se bagëtitë janë prekur nga sëmundjet dhe të mbjellat janë tharë.Pasojat e katastrofës mjedisore kanë prekur edhe sistemin e ujësjellësit. "Channel One" do të rikthehet me këtë problematikë, të shkaktuar nga  rafineria "ARMO" dhe ku askush nuk mban përgjegjësi.