Studentët e mjekësisë prej 24 orësh në grevë, kërkojnë takim me Nikollën
Mjekët nuk janë të vetmit që protestuan në QSUT sot. Studentët e mjekësisë kanë zhvilluar një grevë për më shumë se 24 orë brenda fakultetit të infermerisë. Ata kërkojnë takim me Ministren Nikolla për 2 arsye; së pari kundërshtojnë drafin e arsimit të lartë dhe së dyti kundërshtojnë trafiat e shtenjta të studimeve për ata që janë transferuar nga privati në shtet.Tiranë-Studentet e Universitetit të Mjekësisë për 24 orë kanë qëndruar brenda ambjeteve të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.Ata kanë bojotuar mësimin dhe nëpërmjet kësaj greve kërkojnë takim me Ministren e Arsimit për 2 arsye.E para, të mos miratohet drafti i arsimit të lartë sepse cënon kompetencat e studentëve dhe e dyta ulje të tarifave të studimit për studentët e transferuar nga privati në shtetëror.Por mes punonjësve të sigurisë së Fakultetit dhe studentëve ka patur përplasje, kur këta të fundit nuk janë lejuar të hyjnë për t’iu bashkuar grevës.Ministria e Arsimit ende nuk ka reaguar, ndërsa studentët thonë se do të vijojnë grevën.