Mbipopullimi në burgje, 1300 persona mbi kapacitetin e lejuar
Në burgjet shqiptare, mbipopullimi po rritet me hapa të ndjeshëm që mesaduket një ndikim kanë pasur edhe aksionet e fundit të qeverisë për ti treguar qelinë disa shkelësve të ligjit qoftë edhe për shkelje administrative. Numri 1300 persona mbi kapacitetin e lejuar është shprehur si shqetësim nga avokati i popullit gjë që nuk është kundërshtuar as nga drejtori i burgut i cili ka premtuar sërish ndërtimin e vendeve të reja të vuajtjes së dënimit.Igli Totozani: Sot që flasim kemi në institucionet e privimit të lirsië që kanë një mbipopullim përreth 1300 qytetarë më shumë sesa kanë kapacitetet”Artur Zoto: “Ne i kemi paraprirë këtij procesi me veprimtaritë që kemi kryer. Bëmë amnistinë në prill të vitit 2014, të miturit e 313-s i cuam në Kavajë për të krijuar hapësira”Për kreun e OSBE mbipopullimi është nje shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.“Mbipopullimi përfaqëson një sfidë serioze per sistemin e burgjeve. Sistemi e burgjeve po prek edhe të drejtat e atyre që janë privuar nga liria”Ndërsa ministria e Drejtësisë duket se i ka shkuar nga pas me deklarata policisë së shtetit duke hedhur edhe ajo dyshime se se korrupsioni në sistemin penitenciar i jep mundësi të burgosurve të drejtojnë grupe kriminale brenda mureve të qelisë.Rasti i fundit i një të dënuari që akuzohet se ka drejtuar një grup criminal ka qenë ai I Admir Tafilit,të dënuarit me burgim të përjetshëm. Sipas policisë Tafili ka drejtuar nga qelia një grup të strukturuar kriminal, që shërbente për ekzekutime me porosi, si edhe për vendosje tritoli.