Kryeparlamentari i Suedisë takon Bushatin, mbështet integrimin

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, zhvilloi sot paradite një takim me Kryetarin e Parlamentit suedez Urban Ahlin, ku u diskutua për perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE, në veçanti për procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim, pas marrjes e statusit.Bushati vlerësoi rolin e Suedisë në procesin e zgjerimit si dhe mbështetjen e vazhdueshme për marrjen e statusit. Kryetari i Parlamentit suedez Ahlin, siguroi për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Ministri Bushati dhe Ahlin diskutuan mbi vijimësinë e procesit të Berlinit për të mundësuar një ndërlidhshmëri më të larte në rajon, nëpërmjet projekteve konkrete infrastrukturore që forcojnë bashkëpunimin rajonal.Kryetari i Parlamentit suedez vlerësoi Kryesinë shqiptare të SEECP-s si dhe miratimin e Deklaratës së përbashkët mbi terrorizmin./Oranews.tv/