Kosovë, krijohet fondi i punësimit me qëllim ndaljen e eksodit të kosovarëve

Qeveria ka aprovuar programin qeverisës për katër vitet e arshme, gjatë mbledhjes së sotme. “Do të themelohet Fondi për Zhvillim dhe Punësim dhe Zhvillim”, ka thënë Mustafa.Me këtë rast kryeministri Mustafa ka thënë se Kosova duhet ta ketë një strategji gjithëpërfshirëse për zhvillimin ekonomik. “Me këtë program të qeverisë të gjithë kosovarët do të ndjehen të lumtur”, ka thënë Mustafa.Më pas kryeministri Mustafa ka theksuar se energjetika është paraprë me programin që Kosova A të mbyllet në vitin 2017.Kryeministri Isa Mustafa ka premtuar se do të themelohet Fondi për punësim. Këtë deklaratë e ka dhënë në konferencën e sotme, ku po e prezanton programin qeveritar.“Do të themelohet Fondi për Zhvillim dhe Punësim dhe Zhvillim”, ka thënë Mustafa.Ai nuk ka treguar se sa qytetarë të Kosovës do të punësohet për shkak të themelimit të këtij fondit.Megjithëkëtë, ai ka thënë se programi i Qeverisë ka pesë prioritete. “Programi ka pesë prioritete. Zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës, agjendën evropiane, duke përfshirë edhe kriteret për liberalizimin e vizave, reforma në arsim dhe shëndetësi”, ka thënë ai.“Gjatë kësaj jave do të fillojë debati i hapur me bizneset për të parë se cka duhet bërë për të krijuar terren më të mirë për bizneset. Më 6 mars do të mbahet konferenca e donatorëve.“Qeveria ka aprovuar programin qeverisës për katër vjet në bazë të zhvillimit ekonomik të vendit. Do të rritet sundimi i ligjit”Duke folur për kthimin e Listës Srpska në Kuvend e Qeveri, Isa Mustafa ka thënë se ata s’kanë asnjë kusht për Qeverinë e Kosovës.:Nuk kemi asnjë kusht nga Lista Srpska për kthimin e tyre në Kuvend”, ka shtuar ai.Marre nga RTK/ OraNews. tv/