Konstituohet komisioni i dekriminalizimit, Braho: Berisha kryekrimineli
Në të njëjtën sallë ku mori udhë marrëveshja politike mes PS e PD nisi punën komisioni i posaçëm për dekriminalizimin e Kuvendit.Deri në qershor, palët politike duhet të gjejnë personat me rekorde kriminale brenda radhëve të tyre.Hetimi duket se do të frenojë cilësimet kriminel të deputetëve nga të dyja kampet.Taulant Balla: Ju shumë mirë u kthyet në kuvend. 6 muaj që qëndruat jashtë e kuptuat se e kishit gabim dhe sot përdorni institucionin e Kuvendit për të adresuar cështje që opozita ka të drejtë të ngrejë. Por kjo nuk do të thotë që gjithcka thotë opozita është e vërtetë.Spartak Braho, deputet LSI-së : Nëse do vazhdoni të përdorni fjalën kriminelë, duke cilësuar njërin apo tjetrin, unë çdo mbledhje komisioni do them kryekriminel është Sali BerishaOerd Bylykbashi, Kryetar i komisionit të dekriminalizmit: Problemi i personave me rekorde kriminale është aty dhe ne me instrumenta ligjorë kemi përdetyrë të zgjidhim sot dhe për të ardhmen. Kjo e sotme është konstituimi. Nuk kemi pse të arrijmë në konkluzionin se kush do të rezultojë me rekorde tani e në të ardhmen dhe kush do të jetë ligji përkatës.Opozita, e cila kryeson komisionin, kërkoi të mos humbet kohë, pasi kryetarët e partive po përzgjedhin kandidatët e zgjedhjeve lokaleEduard Halimi, deputeti i PD-se: Duhet të ecim shpejt që të hartojmë një paketë ligjesh sa më konçize të mos i lëmë mudnësi kryetarëve të partive që në zgjedhjet e ardhshme të kandidojnë persona me precedent penalë.Deputetët votuan kolegun socialist Ulsi Manja si sekretar të komisionit./Oranews.tv/