Rikandidimi, Basha shmang përgjigjen; PS: Tiranës nuk i duhet një kryetar partie
Politika është e veshur me kuriozitetin se kush do ta udhërheqë Partinë Demokristiane dhe kampin opozitar për Bashkinë e Tiranës.Kanë qenë të shumtë emra të lakuar në media, pëfshirë edhe kryetarin aktual Lulzim Basha. Por Basha edhe për pak ditë ka vendosur që kureshtjen ta mbajë zgjuar, duke refuzuar ti përgjigjet interesit të gazetarëve nëse do të rikandidojë për kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale.Lulzim Basha: “Shpresoj në mirëkuptimin tuaj që atë konferencë për shtyp mos ta bëjmë në këtë gjimnaz që sapo kemi nisur ta rikonstruktojmë, por njëherë tjetër”.Edhe pse e dielë, Kryebashkiaku Basha e ka nisur ditën e tij të punës në gjimnazin “Qemal Stafa” në kryeqytet.Kjo shkollë është në fazë rindërtimi dhe duke marrë shkas nga kjo ndërhyrje në inftrastrukturë jetike për nxënësit, Basha i kërkoi qeverisë të lërë investimet e luksit për fasadë dhe palma me paratë e taksapaguesve.Lulzim Basha: “Të investosh për fasada, për palmat, kur nevojat e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë janë të mëdha për infrastrukturë primare, rrugë, kanalizime, ujësjellës, shkolla, spitale, të shtosh taksat mbi qytetarët e mos t’u kthesh shërbimet që meritojnë por të mbështetesh në fantazi apo vizatimet e mendjes tënde është papërgjegjshmëri totale”.Por tashmë mbërthyer nga ethet elektorale kampet politike janë përfshirë në akuza të ndërsjellta për Tiranën.Socialistët akuzojnë se me Lulzim Bashën Kryebashkiak, kryeqyteti është degraduar.Besnik Bare: “Kryetari i bashkisë nuk rri dot pa përzier politikën e madhe.Tiranës i duhet një kryetar bashkie që mendon e punon ditë natë për qytetin, jo një kryetar partie që vetëm shan kundërshtarët dhe s'ka bërë asnjë punë në çdo zyrë ku është futur”.Por demokratët akuzojnë drejtpërdrejtë qeverinë se me bllokimin e buxhetit kanë frenuar zhvillimin e qytetit.Gerti Bogdani: “Hakmarrja e tij politike po i privon qytetarët nga shumë shërbime e projekte që do të ndikonin drejtpërdrejt në cilësinë e tyre të jetës.Jorida Tabaku: Unë e kolegët e shohim si kryeministërNdërkohë deputetja demokrate Jorida Tabaku e ftuar sot në "Ditë e Re Weekend" në Ora News deklaroi se ajo e sheh Bashën si kryeministër të ardhshëm të vendit dhe jo si kryetar bashkie edhe në një mandate të dytë.Deputetja demokrate tha se ky debat është më shumë mediatik se sa brenda vetë strukturave të PD.Basha: Cdo qindarke e taksapaguesve investohetLulzim Basha : "Si kryetar i bashkisë, kam vendosur që çdo qindarkë të taksapaguesve të Tiranës ta vendos në investime që u shërbejnë qytetarëve të Tiranës, nga të cilat ata të marrin ato që kanë nevojë dhe nevojat e këtij qyteti janë të mëdha.Janë shumë më të mëdha se sa mjetet që kemi në dispozicion, gjysma e të cilave janë marrë peng me ardhjen e kësaj qeverie para një viti e gjysëm.Si kryetar i opozitës i bëj thirrje kryeministrit të heqë dorë nga projektet fasadë, të heqë dorë nga projektet e luksit, që shoqërohen me pretendime për korrupsion galopant dhe në këtë kohë krize të vendosë çdo qindarkë në shërbim të taksapaguesve shqiptarë e jo në shërbim të 'Truman show', të rrugëve nga aeroporti në zyrën e kryeministrit dhe nga zyra në shtëpinë e kryeministrit sepse kjo është një sjellje prej diktatori afrikano-qëndror të viteve 80' dhe jo prej një qeveritari të përgjegjshëm të një Shqipërie në NATO që aspiron të bëhet anëtare e BE-së. Bashkimin Europian e bën përgjegjshmëria e qeverisë, nga bonsensi i shërbimit ndaj qytetarëve dhe jo projektet e luksit të shoqëruara me korrupsion"./Oranews.tv/