Fier, rriten abortet, shkak niveli i lartë i ndotjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2015, 17:04
Në qarkun e Fierit është rritur ndjeshëm numri i aborteve. Një nga shkaqet kryesore duket se është niveli i lartë i ndotjes.Sipas drejtoreshës së Matërnitetit të Fierit, Teuta Mone gjatë vitit 2014 numri i aborteve të deklaruara është 504, ku numri më i lartë vjen nga femrat që jetojnë në zonat naftëmbajtëse.Numri i aborteve të kryera në maternitetin e Fierit gjatë vitit 2014 e krahasuar me numrin e nje viti më parë është 24 aborte më pak.Strukturat shendetesore mbeten te shqetësuara për numrin e lartë të aborteve të kryera në maternitetin e Fierit, ndërkohë që nuk ka të dhëna të sakta për numrin e aborteve të kryera në klinikat private.