Bllokimi i Gjykatës së Lartë, Bylykbashi fajëson mazhorancën

Sot shqiptarët kanë një Gjykatë të Lartë në krizë. Funksionimi i saj është pothuajse i cënuar, ku cilësia dhe mungesa e dhënies së drejtësisë kushtëzohet nga numri i pakët i gjyqtarëve.Spartak Braho : "Në eksperiencën time 20 vjeçare në parlament kurrë nuk ka qenë një situatë e tillë"Ky fakt i hidhur u pranua po kaq bindshëm edhe nga kryetari i Gjykatës së Lartë gjatë analizës së punës 1-vjeçare të kësaj gjykate.Xhezair Zaganjori : "Nga ana tjetër një gjyqtari i ka mbaruar mandate, por ai vazhdon detyrën sepse janë bërë ndryshimet e ligjore që i krijojnë mundësi gjyqtarit që i mbaron mandate për të ndenjur në detyrë deri në kohën e zëvendësimit. Sigurisht që ne na dëmton, për shkak të pjestimit të 6000 me 17 gjyqtarët dhe del 400 çështje për gjyqtar në vit. 2 gjyqtarëve i bie rreth 1000 çështje".Prej më shumë se një viti të gjithë emrat e propozuar si anëtarë të Gjykatës së Lartë sipas Brahos janë rrëzuar nga mazhoranca pasi proçedurat e përzgjedhjes kanë qenë sipas tij në shkelje të hapur të ligjit. Por edhe në këtë rast për Brahon ka një përgjegjës.Spartak Braho : " Dhe kjo krizë ka vetëm një emër dhe ky emër është Bujar Nishani. U bë gati një vit që sillen propozime për anëtarë të Gjykatës së Lartë në shkelje të ligjit. Me të drejtë Kuvendi dhe mazhoranca nuk i miraton por i rrëzon".Nënkryetari i Komisionit të ligjeve, Oerd Bylykbashi deklaron se mosdekretimi i 5 kandidaturave të propozuara për anëtarë të Gjykatës së Lartë, është një porosi politike e kryeministrit Rama.Oerd Bylykbashi : "Tentativa e qeverisë për të vënë nën kontroll mekanizmin e emërimit të Gjykatës së Lartë është diçka që po e thellon këtë krizë në kurriz të qytetarëve".Deputeti demokrat shkon më tej kur thotë se kjo është një tentativë e radhës për të marrë nën kontroll institucionet e pavarura nga ana e pushtetit. Ai thotë se ka ardhur koha për të reaguar fort.Oerd Bylykbashi : " Ky kryeministër që nuk i pëlqen Gjykata e Lartë sepse nuk po funksionon ashtu siç mendon ai, kur Gjykata e Lartë mund ta kërcënojë eventualisht nesër në lidhje me gjykimin e aferave korruptive të ministrave të tij. Kur institucionet e tjera të pavarura e pengojnë në punën e tij ose do t'i përdorë kundër gjyqësorit, siç është rasti i LDKP-së, pastrimit të parave që është nën kontrollin e tij, apo element të tjerë që i përdor për të goditur, të gjitha këto janë shenja shqetësuese për një sistem oligarkik".