Gjakmarrja, misionarët e paqes përplasen me kryeprokurorin për shifrat
Deklaratën e kryeprokurorit Adriatik Llalla se në qarkun e Shkodres janë evidentuar nga ky organ vetëm 25 familje të ngujuara, drejtuesit e shoqatës së misionarëve të paqes dhe pajtimit të gjaqeve Shkoder nuk e kanë pritur mirë.Kryetari Nikoll Shullani thotë se edhe prokuroria e di se numri është më i lartë dhe shkon sa dyfishi i asaj të deklaruar.Shullani shkon më tej, kur thotë se oficerë të prokurorisë nuk kanë shkuar në të gjitha familjet e prekura nga ky fenomen.Këtu ai i referohet dëshmive të marra nga vetë këto familje, me kontaktet që ai ka. Në të njëjtën kohë ai shprehet i hapur për bashkëpunim, që bashkë me prokurorët të shkojë në cdo familje.Gjakmarrja ka përplasur me shifra në jo pak raste shoqatat që trajtojnë këtë fenomen, si dhe vetë strukturat e shtetit, që japin më pak familje që vuajnë nga ky fenomen mesjetar./Oranews.tv/