Vetëvrasja në Vlorë, PD: OSHEE po merr jetë njerëzish me fatura abuzive
Një 56 vjecar në Novoselë të Vlorës, i ka dhënë fund jetës duke u vetëtvrarë. Familjarët theksojnë se shkak për këtë veprim ekstrem, është bërë pamundësia për të paguar energjinë elektrike, duke akuzuar dhe OSHEE-n për mbifaturim.Për këtë rast ka reguar dhe Partia Demorkatike, duke akzuar Operatorin e Sistemit te Shpërndarjes Energjisë Elektike, se me faturat abuzive po merr jetë njerzish."Një kryefamiljar 56 vjeçar në Vlorë, Llazi Nasi, baba i tre vajzave, i ka dhënë fund jetës, pasi OSHEE e njerëzit e saj e kishin futur në një rrugë pa dalje, duke e mbifaturuar me shuma të papërballueshme për të. Fatura e padrejtë e sjellja arrogante e cnjerëzore e OSHEE, ia doli ta kalonte këtë prind në depresion. Dje, përpara se të kryente aktin ekstrem të vetëflijimit, 56 vjecari kishte shkuar edhe një herë, për herë të fundit në zyrat e OSHEE, por sërish nuk mori zgjidhje.Partia Demokratike akuzon OSHEE-në dhe qeverinë për plagën e madhe sociale që po krijojnë."Por në një reagim të mënjehërshëm, OSHEE sqaron se si i ndjeri Llazar Nasi, janëmbi 197 mijë abonentë të tjerë që kanë lidhur kontratë me kompaninë për të paguar përmes kësteve mujore detyrimet e prapambetura, duke hedhur poshtë dhe akzuat për mbi faturim pasi sipas operatorit të dhënat e tregojnë se për muajin dhjetor, janar dhe shkurt, faturimi ka qënë në kufirin minimal të harxhimit të energjisë.