Rrëshqitjet në Ibë, eksperti: 3 vjet më parë kërkuam të ndërpriten gërmimet
Shumica e ngjarjeve që kanë si shkak rëshkitjen e dherave ndodhin për shkak se nuk dëgjohen mendimet e eskpertëve.I pyetur nga Ora News eksperti i gjeologji-inxhinierisë, Mentor Lamaj shpjegon se shumica e ngjarjeve të tilla ndodhin pikërisht sepse gjatë punimeve nuk merret mendimi i tyre dhe një nga rastet është e ngjarja e Ibës ku tre vite më parë mendimi i ekspertëve është injoruar.Mentor Lamaj: "Ai aks është studiuar shumë përgjatë viteve, midis fshatit Ibë dhe Mushqeta dhe atje kanë ndodhur 3 rrëshqitje, të cilët janë marrë parasysh edhe në ndërtimin e aksit të ri të rrugës Tiranë-Elbasan.Edhe para tre vjetësh e kemi thënë që firma ndërtuese duhet të ndërpresë gërmimet në mënyrë urgjente dhe të realizojë masat mbrojtëse përpara se të kryejë gërmimet.Sot është bërë e modës që mjafton ta kesh tokën tënde diku në kodër me pamje piktoreske nga fusha apo nga deti dhe mund të ndërtosh kudo.Pushteti vendor dhe qendror kanë dështuar në këtë pikë, duke mos ndaluar personat që të ndërtonin në zona të tilla. Dikur ekzistonte vija e verdhë e ndërtimit, që do të thotë se kushdo që donte të ndërtonte një shtëpi e ndërtonte brenda territorit të studiuar".