S'ka klasa në liceun e Gjirokastrës, nxënësit mësim në korridor
Mungesa e ambienteve për zhvillimin normal të procesit mësimor është një problematikë që shoqëron prej vitesh shkollën e mesme artistike "Feim Ibrahimi" në Gjirokastër.Nxënësit janë të detyruar të studiojnë në klasa kolektive dhe kudo ku gjenden hapësira të lira por edhe në korridor apo në oborrin e shkollës."S'kemi klasa. Të zhvillosh mësimin në korridor është e papranueshme. Ata që janë më lart duhet ta marrin seriozisht këtë problem" apelon një mësues.Mësues dhe nxënës të lodhur nga neglizhenca apelojnë për më shumë vëmendje nga autoritetet.Para viteve '90 Shkolla e mesme artistike ishte nje nga institucionet më me traditë në Gjirokastër, por gjatë tranzicionit ajo u mbyll prej rënies së interesit jo vetëm nga nxënësit, por edhe nga autoritetet. Ndërsa rimëkëmbja e saj rifilloi rreth 5 vite më parë.[caption id="attachment_468211" align="aligncenter" width="997"]
Në foto: Nxënësit mësojnë në korridor në Liceun e Gjirokastrës[/caption]