"Suor Angelica" shfaqja e fundit dje në TKOB
"Suor Angelica" është shfaqur dje për herë të fundit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe baletit. Shfaqja e fundit ishte nën interpretimin e sopranos Irini Nikolla ndërsa në datat 14 dhe 16 shkurt u interpretua nga Ermonela Jaho.Është vënë në skenë në Teatrin e Operas dhe Baletit mbrëmjen e 20 shkurtit opera "Suor Angelica" por këtë herë nën interpretimin e sopranos Irini Nikolla.Premiera e interpretuar nga sopranoja Ermonela Jaho sjell historinë dramatike të Suor Angelicës vajzës e cila vjen nga një familje konservatore por që për shkak të një mekati detyrohet të bëhet murgeshë.Një histori e cila përgjatë 60 minutave në skenë përcjell shumë emocione të cilat kanë emocionuar edhe publikun në sallë, por kjo falë edhe interpretimit të sopranos Nikolla e cila për Ora Neës pohoi se përjetimi I një historie të tillë në jetën familjare ka bërë që të futet në brendësi të rolit edhe më shumë.Nën shoqërimin e orkestrës së TKOB "Suor Angelica" në datat 14 dhe 16 shkurt u interpretua nga Ermonela Jaho ndërsa në 18 dhe 20 nga Irini Nikolla.