Vetëvendosja zgjedh kryetarin e ri, Kurti: Kjo është demokraci e brendshme

Visar Ymeri pritet të shpallet pa vështirësi kryetari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, pasi është i vetmi kandidat që merr pjesë në votimet që kanë nisur ditën e sotme në qytetet kryesore të Kosovës.Për tashmë ish-liderin e kësaj partie, Albin Kurti, mbajtja e zgjedhjeve është një dëshmi e qartë e demokracisë dhe lirisë së brendshme.Alibin Kurti: "Me procesin tonë demokratik, me shembullin tonë tregojmë se si duhet të ndërtohet demokracia edhe në mbarë Republikën e Kosovës. Me vet faktin që kemi një anëtarë një votë, natyrisht që kjo paraqet një shprehje të demokracisë direkte me maksimumin e pjesëmarrjes në një subjekt politik siç është lëvizja Vetëvendosje"Vetë Kurti nuk ka kandiduar për mandatin e dytë, ndërsa Ymeri është parë shpesh si krahu i tij i djathtë dhe i zgjedhur prej ti për të drejtuar Lëvizjen.Albin Kurti: "Po vota ishte e fshehtë, prandaj unë aty e shpreha vullnetin tim. Unë besoj që ju e dini pozicionin tim shumë mirë se çfarë kam votuar"Zgjedhjet e Vetëvendosjes do të zgjasin edhe të dielën, në më shumë se 200 qendra në tërë Kosovën dhe gjashtë shtete të Europës, Angli, Austri, Belgjikë, Gjermani, Norvegji dhe Zvicër.