Kalaja në Ora News: Infermieret pro testimit. Mjekët, përgjegjës për panikun

Infermierët janë pro realizimit të testimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.Ndryshe nga pjesa tjetër e bluzave të bardha, nga mjekët, infermierët kanë studiuar pyetjet dhe janë gati për testimin e 28 shkurtit.Një nga hartueset e këtij testi, Mimoza Kalaja, ndërsa shpjegon arsyet përse infermierët janë të gatshëm të testohen sikurse bëhen gjatë të gjithë kohës edhe në detyrën e tyre, thekson se një profesionist i vërtet, nuk i trembet një testimi kaq të thjeshtë.Në studion e lajmeve në Ora News, Kalaja bën fajtor dhe përgjegjës për këtë situatë frike dhe paniku, vetë mjekët, që ende sot i nëpërkëmbin infermierët, duke mos i dhënë vlerën e duhur.