BE ndihma në Fier, Vlahutin: Duhen masa për parandalimin e përmbytjeve

Me zëvendës.kryeministrin Niko Peleshi në krah, shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin ka ndjekur nga afër shpërndarjen e ndihmave të ardhura nga Austria, Sllovakia dhe Kroacia për banorët e përmbytur të Darzezës në Fier.Ndërsa u premtoi banorëve se BE do të vijojë ti ndihmojë për të kapërcyer këtë situatë, Vlahutin tha reagimi i qeverisë shqiptare ishte i duhuri, por se nevojitet të investohet në parandalimin e hershëm të këtyre fatkeqësive.Romana Vlahutin: “Jam me ju për të ndarë solidaritetin evropian dhe për të nënvizuar se BE do t'ju ndihmojë në të gjitha fazat, përfshirë nevojat emergjente dhe ripërtëritjen nga dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit. Do të bëhet një vlerësim i nevojave pas katastrofës me qëllim që të përcaktohet një program ripërtëritjeje. Si vend kandidat Shqipëria tani ka akoma më shumë mundësi që të bëhet pjesë integrale e të gjithë këtyre institucioneve që ndihmojnë në këtë fushë, për parandalimin, por edhe për mbikëqyrjen e krizave të tilla si këto nga fatkeqësitë natyrore”.Ndërsa zëvendës.kryeministri Peleshi ndërsa falenderoi BE për ndihmën, tha se pas kapërcimit të kësaj situate do të ngrihet një strukture dhe një plan ndërhyrjeje për të evituar përsëritjen e përmbytjeve.Niko Peleshi:“Sot ne jemi vend kandidat dhe disa dritare të reja janë hapur në programet e mbështetjes së Bashkimit Europian dhe ne do të punojmë me profesionalizëm për të ngritur një strukturë që sapo të kalojmë këto faza të mbështetjes së parë të emergjencës të ndërtojmë një plan ndërhyrje në argjinatura, kanale kulluese dhe gjithçka tjetër duhet për t'i parandaluar këto përmbytje. Ky është në fakt misioni që ne i japim vetes si qeveri, me gjithë partnerët tanë kaq solidarë në këtë emergjencë, pra si të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt për qytetarët dhe jo thjesht si t'i mbështesim ata me ndihma humanitare”.Ndërkaq Komisioni Evropian (KE) njoftoi ndihmë shtesë për mbulimin e nevojave të njerëzve të prekur nga përmbytjet në Shqipëri.KE do të japë mbi 118.000 € përmes Kryqit të Kuq Shqiptar për t'iu përgjigjur nevojave të rreth 8.000 banorëve në zonat më të prekura.