Ministri gjerman apel urgjent: Mos hajdeni, do ktheheni brenda pak javësh në Kosovë
Ministri i Brendshëm i landit të Bavarisë, Joachim Herrmann në intervistë ekskluzive për Deutsche Welle-n i këshillon qytetarët të mos e braktisin Kosovën, nga ana tjetër ai kërkon nga BE ta ndihmojë më shumë këtë vend.Ai deklaron se do të bëjë "çdo gjë që të kthehen sa më shpejt në Kosovë refugjatët e ardhur"Pyetjes çfarë do t'i thoni nëse ju lexon një kosovari që sot merr rrugën drejt autobusit për të ardhur në Gjermani ? Joachim Herrmann u përgjigj: Unë do t'i këshilloja me urgjencë kosovarët që marrin rrugën drejt Gjermanisë të mos e bëjnë këtë hap. Nuk ka asnjë shans për azil dhe do të ishte fatale për dikë që dorëzon shtëpinë apo banesën në Kosovë për të kërkuar një të ardhme këtu në Gjermani. Brenda pak javësh ai do të jetë sërish në Kosovë dhe do të duhet të përpiqet të riorganizojë rishtazi jetën e tij. Unë i këshilloj me urgjencë të qëndrojnë në Kosovë.....Shansi për të bërë kërkesë për pranimin e azilit në Gjermani është gati zero...Aktualisht mund të thuhet se numri i të ardhurve nga Shqipëria është shumë herë më i vogël se ai nga Kosova.BE ta ndihmojë më shumë këtë vendJoachim Herrmann: "Një gjë duhet thënë qartë se në Kosovë nuk ekziston asnjë arsye që të bën të kërkosh azil në Gjermani. Aty nuk ka as përndjekje politike, as përndjekje raciste dhe as fetare. Këtu kemi të bëjmë me varfërinë, dhe unë jam i mendimit që Bashkimi Europian duhet të forcojë masat e ndihmës për Kosovën, por e drejta gjermane e azilit nuk duhet shpërdoruar për emigrimin për shkaqe varfërie. Kësaj ne do t'i kundërpërgjigjemi në mënyrë shumë më të angazhuar.Intervista u publikua në faqen online te DW me 17 shkurt 2015/Oranews.tv/