Borxhi, Greqia gati të pranojë planin e BE-së, e zbulon media
Greqia ka ndërmend të kërkojë nesër një shtyrje prej 6 muajsh të programit aktual të ndihmës, e cila skadon më 28 shkurt.Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia prestigjioze Bloomberg e cila citon burime pranë qeverisë greke. Mbeten për të verifikuar termat e kërkesës së shtyrjes së këtij afati.Mes Athinës dhe Brukselit ka ndërhyrë edhe Roma, përmes një bisede telefonike mes kryeministrit Matteo Renzi dhe kryeministrit grek Aleksis Tsipras në prani të ministrit të Ekonomisë Pier Carlo Padoan, i cili sapo kishte ardhur nga Brukseli.Ky zhvillim ndodh pas takimit pa marrëveshje mes Athinës e Brukselit me ministrant e Financës të Eurozonës të cilët kishin këmbëngulur të pranohej shtyrja me 6 muaj e planit të shpëtimit të kërkuar nga TrojkaShtyrja e programit actual të ndihmës për Greqinë dhe shkurtimi i kohës së kthimit të borxhit janë dy pikat kyçe të marrëveshjes ku Athina dhe BE “përleshen me njëra tjetrën”Athina deri dje e kishte përkufizuar “të papranueshme” propozimin e partnerëve të Eurozonës gjatë bisedimeve të cilat kishin përfunduar pas disa orësh me një “refuzim të madh”Trojka kërkon që të mos ndryshohet programi i shpëtimit prej 240 miliardë eurosh, i cili përfundon në 28 shkurt, pa të cilin Greqia do të mbetet me arka bosh. Ndërsa Greqia kërkon një program të përkohëshëm tërësisht të ndryshëm, me borxhe afatshkurtra që do të furnizojnë me fonde buxhetin e shtetit për disa muaj.Pas përplasjes së fortë me BE-në Greqisë i duhet të vendosë cfarë duhet të bëjë. Shtypi flet për një zgjidhje të mundshme nesër, kur qeveria e Tsipras të kërkojë shtyrjen e borxhit, edhe pse lajmi nuk është konfirmuar ende. Ndërkohë të premten qeveria greke do të përballet edhe në Parlament me prezantimin e reformave të saj sociale