Kërkohet lirimi i Shtraus-Kahn, Prokuroria nuk ka prova për akuzat
Prokuroria franceze ka kërkuar gjykatën që të lirojë ish-shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kahn, nga akuzat për shfrytëzim prostitucioni si dhe për rolin në një rrjet të organizuar të tregtisë së seksit.Edhe pse ishte një prej emrave më të përfolur për të marrë detyrën e Presidentit të Francës, Shtraus-Kahn humbi çdo mundësi në vitin 2011, kur u akuzua nga një pastruese hoteli se e kishte ngacmuar seksualisht.Edhe pse akuzat më vonë ranë, hetuesit pretendonin se Shtraus-Kahn ishte organizatori i festave erotike ku përfshiheshin prostituta në disa qytete, si Lilë, Bruksel, Paris dhe Uashington, në periudhën 2008-2011.Ata kërkonin dënimin e tij pasi ishte pikërisht Shtraus-Kahn organizatori i festave dhe e dinte që femrat pjesëmarrëse në to ishin prostituta.Por gjatë proçesit trejavor në Lilë, në të cilin u bënë publike detaje deri diku të turpshme për sjelljen seksuale të Shtraus-Kahnit nga dëshmitë e ish-punëtorëve të seksit, nuk u pranua në asnjë çast se ai e dinte se ç'profesion ato kishin dhe ai as nuk kishte qenë organizator i festave në fjalë.Të gjendur përballë këtij fakti, prokurorët e çështjes u detyruan të kërkonin lirimin e 65-vjeçarit, pasi nuk kishin prova të mjaftueshme për akuzën e shfrytëzimit të prostitucuionit.Nëse do të dënohej, Shtraus-Kahn rrezikonte maksimumi 10 vjet heqje lirie dhe një gjobë deri në 1.5 milionë euro.