Mogherini në Tiranë, përfaqësuesja e lartë e BE vizitë me 23 shkurt

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, do të vizitojë Tiranën më 23 shkurt.Mogherini do të jetë në vendin tonë në kuadër të Forumit "Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore" (SEECP), ku do të marrin pjesë Ministra të Jashtëm të vendeve të Evropës Juglindore.Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në emisionin “Tonight Ilva Tare”, ndërsa Shefja e politikës së jashtme të BE e ka konfirmuar zyrtarisht vizitën në Tiranë.Në një letër dërguar Ministrit Bushati, Mogherini thotë se BE mbështet plotësisht nismat për të forcuar bashkëpunimin rajonal të cilin e vlerëson si një mjet të rëndësishëm për të kapërcyer ndarjet e të kaluarës dhe për të bërë reformat e kërkuara.