Kukës, rreziku nga Tularemia, masa për parandalimin e sëmundjes
Sëmundja e Tularemisë e cila ka prekur Kosovën në 19 Komuna të saj, tashmë po kërcënon edhe banorët që jetojnë në kufirin Kosovë-Shqipëri.Për të parandaluar përhapjen e saj, zëvëndës.Ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrepaj, ka mbledhur në Kukës strukturat shëndetësore, veterinare dhe ato të bujqësisë, në mënyrë që të merren masat e nevojshme në mbrojtje të banorëve që kryesisht jetojnë në afërsi të zonës kufitare.Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka shpallur sëmundjen e Tularemisë epidemi në shkallë vendi, pasi janë regjistruar rastë në 19 komuna të Kosovës, me 88 vatra.Semundja vjen nga pickimi i insekteve ose nga konsumi i kafshëve të infektuara. Fillimisht tek njeriu Tularemia shfaqet me shenjat e gripit dhe nëse nuk kurohet në kohën e duhur mund të çojë deri në humbjen e jetës.