Zyrtari belg takon Krerët e shtetit, në fokus integrimi dhe dekriminalizimi

Në kuadër te kryesisë belge të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, zëvendes.kryeministri njeherazi Ministër i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Belgjikës zhvilloi një vizitë vizitë në Tiranë.Didier Reynders pati takime me krerët e shtetit dhe politikës shqiptare.Zëvendës.kryeministri njëherazi Ministër i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Belgjikës, zotin Didier Reynders, është ndalur në jë seri takimesh me krerët e lartë të shqipërisë.Reynders është takur me presidentin Bujar Nishani, ku është diskutuar mbi marredheniet mes dy vendeve por është njohur dhe me zhvillimet në vend.Kreu i Shtetit e ka njohur zyrtarin e lartë belg, me vëmendjen që po i kushtohet reformës në drejtësi.Ministri i Jashtëm belg është takuar dhe më Kryetarin e Parlmentit Ilir Meta, ku është njohur me axhendën e reformave kyçe që kërkon integrimi i vendit duke vënë në dukje rëndësinë e veçantë të avancimit me reformën në drejtësi.Ndërsa në takimin që ka pasur me kryeministrin Edi Rama, biseda është fokusuar në prespektivën europiane të Shqipërisë.Zëvendës.kryeministri njëkohësisht Ministër i Punëve të Jashtme Reynders, shprehu kënaqësinë për progresin e reformave në vend dhe siguroi se Belgjika do të vijojë të përkrahë procesin e integrimit europian të Shqipërisë, në etapat që vijojnë.Ndërsa kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, takimin me zyrtarin e lartë belg, e ka shfrytëzuar për ta njohur atë me me zhvillimet në vend, ku i ka shprehur shqetësimin për mungesën e vullnetit sipas tij, nga ana e mazhorancës për të ecur përpara me zbatimin konkret të marrëveshjes për dekriminalizimin.