Autizimi, Fondacioni "Fëmijët Shqiptar" terapi edhe për fëmijët mbi 8 vjeç
Fëmijet mbi 8 vjeç dhe adoleshentë do të trajohen nëpërmjet një metode të re për autizimin. Fondacioni Fëmijët Shqiptar ka marrë këtë eksperiencë më të mirë moderne, duke bërë që kjo grupmoshë të mos përjashtohet nga trajtimi. Ekspertët vlerësojnë se metoda mësimit te reagimeve te kontrolluara është efektive.Tiranë- Nuk do të jenë vetëm të vegjlit autikë që trajtohen për të përmirësuar sjelljen e tyre, por edhe fëmijët e rritur mbi 8 vjeç do të marrin të njëtën përkujdesje.Mundësitë e ndërhyjes tek këta fëmijë janë më të mëdha dhe falë metodave të Fondacionit Fëmijët Shqiptar, ata mund të marrin trajtimin e duhur.Ekspertët e SHBA po sjellin në Fondacion përvojën e tyre më të mirë të metodës "Mesimi i reagimeve te Kontrolluara" .Tiffany Wang, eksperte në Qëndrën e kërkimeve dhe shërbimeve për Fëmijë dhe Adoleshentë, Spitali i fëmijëve Rady në San Diego: “Ajo ç'ka metoda e “Mesimit te Reagimeve te Kontrolluara” i kushton shume vemendje dhe merr avantazh, eshte se fokusohet te motivimi i femijes.Ne fillim shihet se çfare i pelqen me shume dhe pasi marrim keto preference te tij e mbajme lart nivelin e motivimit ne menyre te tille qe ai te jete i gatshem dhe i predispozuar per te mesuar. Avantazhi qe kjo metode nga te tjerat eshte natyraliteti i saj.Pra mund te zhvillohet ne çdo ambjent nga mesuesi, prindi apo terapisti dhe zhvillimi i aftesive eshte me i lehte nga nga dhoma e terapise, ne shtepi apo edhe ne klasen qe ai do te frekuentoje”.Studimet mbi efektshmërinë e kësaj terapie janë bërë nga Qendra e Kerkimeve dhe Sherbimeve te Spitalit te Femijeve në San Diego.Kjo metodë po aplikohet per here te pare ne Shqiperi,duke u dhënë mundësi fëmijëve mbi 8 vjeç dhe adoleshentëve të realizojnë këtë terapi në klasë.