Shefi kufitar i BE: Vit rekord për emigracionin në Europë

Këtë vit në Europë pritet një numër rekord emigrantësh, ndërsa trafikantët e klandestinëve janë bërë tepër agresivë pasi përfitojnë nga kaosi i krijuar nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.Alarmin e ngre Fabris Lexheri, shefi i agjencisë kufitare të Bashkimit Europian, "Frontex".Një numër i konsiderueshëm emigrantësh dhe azilkërkuesish mbërrijnë në kontinentin e vjetër përmes detit Mesdhe, ndërsa qindra vdesin çdo javë nëpër anije.Një rrugëkalim shqetësues është edhe Ballkani Perëndimor, përfshi edhe Shqipërinë, pasi vendi ynë shërben si pikë kalimi tranzit për të mbërritur në Europë.Në një intervistë për agjencinë Reuters, Lexheri tha se që nga janari i këtij viti, numri zyrtar i emigrantëve që kanë mbërritur në Europë është 5600, pavarësisht motit të ftohtë që normalisht e ul këtë shifër."Nëse trendi vazhdon, atëherë ky do të jetë vit rekord. Për shkak të gjendjes në Siri dhe Lindjen e Mesme, organizatat që merren me trafikun e klandestinëve lulëzojnë", thotë Lexheri.Në vitin 2014, rreth 300 000 emigrantë mbërrijnë në Bashkimin Europian, ndërsa 218 000 prej tyre vijnë përmes Detit Mesdhe."Frontex" është përgjegjës edhe për misonin Triton, që manaxhon kufijtë detarë të Bashkimit Europian në Mesdhe, i cili është kritikuar si i pamjaftueshëm nga agjencia e refugjatëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.Megjithatë, sipas shefit të "Frontex", misioni do të vazhdojë përgjatë gjithë vitit, edhe pse ishte planifikuar fillimisht të mbyllej në janar.