Thirrja e opozitës, të konstituohet Komisioni i dekriminalizmit

Partia Demokratike i ka bërë thirrje shumicës, që në seancën e së enjtes të ngrihet Komisonin ad-hoc për dekriminalizimin e Kuvendit. Deputeti Oerd Bylykbashi tha se marrëveshja e arritur në dhjetor duhet të zbatohet pasi nuk ka kohë për të humbur, sepse po afrojnë zgjedhjet lokale.Tiranë- Demokratëve duket se po iu sos durimi. Kërkojnë zbatimin e marrëveshjes së arritur dhjetorin e shkuar, ku edhe mazhoranca votoi rezolutën për dekriminalizmin e Kuvendit.Oerd Bylykbashi, apeloi shumicën që në seacën e kësaj të enjte të ngrihet Komisioni ad-hoc për dekriminalizmin e Parlamentit, pasi nuk ka më kohë për të humbur.Oerd Bylykbashi: “ Është shqetësuese që pas një muaji nga fillimi i afatit, pra 19 janari, sot e kësaj dite nuk ka veprim nga Parlamen ti. Opozita bëri propozimet e saj, të cilat nuk gjetën një dakordësi të plotë nga mazhoranca. Mazhoranca kërkoi që të jetë një test i vetëm dhe opozita nuk ishte kundër kësaj zgjidhje. Shpresojmë që në seancën e radhës të Parlamentit të miratohet dhe të ngrihet ky Komision.Përndryshe do të ishim përpara një sirene alarmi në lidhje me injorimin nga ana e kësaj mazhorance lidhur me një marrëveshje shumë të rëndësishme”.Opozita thotë se ende nuk është gjetur formula sesi do të shkohet drejt dekriminalizmit, por cilado qoftë ajo duhet vënë në zbatim për zgjedhjet lokale.Oerd Bylykbashi: “Ne shprehim shqetësimin për këtë vonesë pikërisht se ka nevojë për të punuar dhe arritur në rezultatet konkrete duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor. Ka kohë akoma për të punuar, por nuk mund të zgjatet mazhoranca më tej”.PD i ka gati emrat e saj për Komisonin ad-hoc. Ora News ka mësuar se demokratët do përfaqësohen nga Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi dhe Gent Strazimiri.