Tiranë, grabitet kompania “Neranxi”, grabitësit marrin xhiron ditore

Rikthehen grabitjet në kryeqytet. Pasditen e së martës 17 shkurt, 2 persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur kompanine "Neranxi" në autostradën Tiranë-Durrës.Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:00, ku grabitësit kanë mundur të marrin xhiron ditore prej 123 mije lekesh e 82 euro dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Benz”, gri me targa fallco  në drejtim të paditur.Tiranë- Ka qenë ora 15:02 minuta e së martës kur një automjet tip “Benz” ka mbërritur në derën e pasme të godinës së kompanisë "Neranxi" në autostradën Tiranë-Durrës.[caption id="attachment_466358" align="aligncenter" width="640"]grabitjaaaaaaaaa Në foto: Një automjet tip “Benz” mbërrin në derën e pasme të godinës së kompanisë "Neranxi"[/caption]Prej tij kanë dalë dy persona të maskuar dhe të armatosur, ndërsa bashkëpunëtori i tyre i ka pritur në makinë.[caption id="attachment_466359" align="aligncenter" width="640"]grabitja e kompanise neranxi1 Në foto: Nga makina dalin dy persona të maskuar dhe të armatosur[/caption]Njëri prej dy personave që mbajnë maskë të zezë në kokë, ka qëlluar me shkop bejzbolli rojen e kompanisë "Neranxi", ndërsa tjetri e ka kërcënuar atë me automatikun që mbante në dorë .[caption id="attachment_466360" align="aligncenter" width="640"]grabitja e kompanise neranxi2 Në foto: Grabitësit e armatosur dhunojnë rojen dhe hyjnë brenda kompanisë[/caption]Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë disa punonjëse të arkës në marketin e kësaj kompanie në katin e parë të ndërtesës, të cilat janë larguar menjëherë sapo kanë hyrë dy grabitësit, madje njëra prej tyre është fshehur poshtë banakut.[caption id="attachment_466361" align="aligncenter" width="640"]grabitja e kompanise neranxi4 Në foto: Dy grabitësit hyjnë në zyrat e kompanisë[/caption]Dy autorët kanë kontrolluar mirë të gjithë sirtaret e arkës dhe kanë marrë prej aty xhiron ditore, shumën prej 123.000 lekësh të reja dhe 82 Euro, ndërsa në fund kanë kontrolluar edhe çantat e punonjëseve të arkës.[caption id="attachment_466298" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Grabitësit marrin ctë gjejnë në kompani Në foto: Grabitësit marrin xhiron e ditës së kompanisë[/caption][caption id="attachment_466296" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Grabitësit marrin ctë gjejnë në kompani Në foto: Grabitësit marrin xhiron e ditës së kompanisë[/caption]Në ambjentet e brendshme shfaqet sërish roja i godinës, i cili qëllohet për herë të dytë nga grabitësit.rojaGjithçka ndodh në një interval të shkurtër kohor prej 4 minutash dhe në 15:06 minuta dy grabitësit lënë ambjentet e kompanisë "Neranxi" dhe hipin në automjetin tip “Benz”, ku i priste bashkëpunëtori i tyre dhe largohen.[caption id="attachment_466364" align="aligncenter" width="640"]grabitja e kompanise neranxi5 Në foto: Grabitësit largohen nga kompania me makinë të tipit Benz[/caption]Automjeti i autorëve ka qënduar në mes të rrugës për të penguar hyrjen e automjeteve të tjera në rrugën dytësore drejt ndërtesës së kësaj kompanie.Sipas burimeve policore, automjeti tip “Benz” ngjyrë gri rezulton të ketë pasur targa të vjedhura nga aurtomjet tjetër.Edhe pse janë sekuestruar kamerat e sigurisë, idetifikimi i autorëve duket mjaft i vështirë për shkak se të dy autorët që hyjnë brenda kompanisë janë të maskuar mjaft mirë në fytyrë.Policia ngritit postblloqe të shumta në autostradën Tiranë-Durrës, por nuk është arritur të kapen autorët e kësaj ngjarjeje, që kthejnë brenda pak ditësh grabitjet në Tiranë, pas asaj që ndodhi në Union Bank.[caption id="attachment_466245" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Kompania Neranxi që u grabit Në foto: Kompania Neranxi që u grabit, 17 shkurt 2015[/caption](Video: Raportimi nga vendi i ngjarjes)